Stafi i shfaqjes “Volpone”, së bashku me Teatrin e Tetovës organizojnë reprizën teatrore “Volpone” më 19.03.2018 (e hënë) në ora 20:00, në Teatrin e Tetovës.

“Volpone” ose dhelpra, sipas Ben Johnson e përpunuar nga Stefan Cvajg për publikun teatrodashës të Tetovës vjen në regji të Sulejman Rushitit.

“Volpone” nëpërmjet aktorëve Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Argjend Hasani, Hasim Memishi, Shkumbin Zeqiri, Berat Saliu, Sami Mustafa, Linda Shabani dhe Elmedina Ameti do të trajtojë çështjen e lakmisë, grykësisë së njerëzve. “Volpone” paraqet komedi që shpërfaq aktorë me tipare kafshërore e që humbasin arsyen nga dashuria për të gllabëruar, për të grabitur.

Aktorët e “Volpone”-s në skenë do të shfaqen me ndihmën e tekstit të përkthyer nga Artur Lena, me asistent regjie të Linda Shabanit dhe me kostumet e përgatitura nga Ines Golja.