Lideri i ASH-së Ziadin Sela, sot përmes një press konference i është drejtuar opinionit për rastin e njohur ,,Almiri,, me ç’rast kërkoi reagim të menjëhershëm të organeve kompetente duke kërkuar nga prokurorët shqiptar që të lënë anash letrat publike por të veprojnë menjëherë edhe për kërcnimet ndaj gazetarit të TV21 i cili u kërcnua nga vrasësi Boban Iliç.

Sela gjithashtu i bëri thirrje Ministrit të Drejtësisë që të reagojë menjëherë dhe nëse nuk ka fuqi të veproj atëherë të jep dorëheqje.

Ndryshe Ziadin Sela duke qenë pjesë e përbërjes qeveritare nuk votoi për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm Jolevski me arsyetimin që ai është i njohur si prokurorë që ka dënuar shqiptarët në procese të montuara në vitet e 90.

Në rastin e Almirit më i thirruri për të reaguar është pikërisht Jolevski i zgjedhur nga koalicioni LSDM-BDI.