Ziadin Sela në Zonë e Lirë tek Arian Çani duke u përgjigjur në pyetjen se cili është raporti dhe qëndrimi i Selës për Talat Xhaferin si Kryetar Kuvendi, Sela tha se:

Talat Xhaferi si emër i pervetshëm nuk ka ndonjë domethënie por fakti që një nga pozitat kryesore të Shtetit si Kryetari, Kryeministri ose Kryetari i Kuvendit është një Shqiptarë,kjo për mua ka rëndësi të madhe, por është zhgënjyes fakti se me vite kjo kërkesë është përsëritur nga Ali Ahmeti dhe në momentin historik kur u bë kjo, Ali Ahmeti nuk ishte prezentë. Ne e paguam shtrenjtë këtë të drejtë që na takon si komuniteti i dytë më i madhë në Maqedoni.