Sot kandidati i ASH-së për Komunën e Tetovës z.Adnan Neziri nga afër vizitoi lagjen Drenovec. Ai u ballafaqua dhe pa problematikat e kësaj lagjeje të cilat ishin të shumëta.

Ndër të tjera Adnan Neziri para qytetarëve theksoi: “Sot jemi në lagjen Drenovec. Në pjesën e epërme të kësaj lagjeje kishte nevojë për mirëmbatje të rrugëve, është zonë e urbanizuar për atë shkak kërkon standart modern. Për momentin jemi në zonën e katërt për të cilën ka plan por është i hershëm, duhet të punohen plane të reja për ti plotësuar standartet sepse është pjesë e rëndësishme e qytetit…”

Lagja Drenovec cilësohet si një ndër më të rëndësishmet e Tetovës, kjo lagje për katër vite u la në harresë nga ana e Teuta Arifit. Andaj banorët shpresojnë që kësaj rradhe të jenë në vizionin primar të kandidatit nga rradhët e ASH-së, z.Adnan Neziri.