Analisti politik Qenan Aliu, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në fejsbuk ka reaguar duke shpreh dyshime të bazuara në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend, ku Avdulla Hoti u zgjodh kryeministër i ri i Kosovës.

(Me shkas)
Dyshime të bazuara !

Mandati i deputetit bëhet i pavlefshëm kur i zgjedhuri dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale me një ose më shumë vjet burgim, thuhet në Kushtetutën e Kosovës.

Ka DYSHIME të bazuara se një i tillë nga gjithsejt 61 ,,PËR,, ka votuar në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e qeverisë Hoti.

Vota ka qenë vendimtare në bazë të epilogut të votimit. Ndonëse i njëjti ka votuar edhe për mocionin e mosbesimit. Edhe për kundër faktit se mocioni pati 84 vota ,,për,, votimi në aspekin e kushtetutshmërisë dhe sundimit të ligjit është ashiqare i diskutueshëm, e në rastin e zgjedhjes së qeverisë vota rezulton si vendimtare, kështu që votimi mund të vlerësohet NUL.

Ky rast ka të ngjarë të shkoj në Gjykatën Kushtetuese, si veprim kundërkushtetues.
Po çështja është se çfarë gjyqtarësh ka aktualisht Gjykata Kushtetuese e Kosovës ?

(q/a)