Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për komunën e Prishtinës, Arben Vitia ka shfrytëzuar të drejtën e tij për votë.

Bashkë me gruan e tij, Arben Vitia ka votuar në njërën prej qendrave të votimit në Prishtinë, saktësisht në shkollën “Ali Sokoli”.“Sapo shfrytëzova të drejtën e votës në shkollën Ali Sokoli.
Dita e zgjedhjeve është një ditë thelbësore për demokracinë dhe për shtetin tonë, sot vendoset fati i kryeqytetit tonë, andaj është shumë e rëndësishme që secila dhe secili të marrin pjesë në këtë proces të votimit”, tha Vitia.