I akuzuari Boban Iliq për vrasjen e Almir Aliut, sot para Gjykatës Themelore të Kumanovës, ndryshoi qëndrimin e tij. Ai thoshte se nuk ndjehet aspak fajtor për veprën e bërë, ndërsa sot tha se ndjen shumë keqardhje për atë që ka ndodhur, madje dhe ju kërkoi falje familjarëve të Almirit.

“Më vjen keq per ngjarjen e ndodhur, nuk ka pasur për qëllim që ta shtyp me vetur as fëmiun dhe as dikë tjeter. Më vjen gjithashtu shumë keq që më fajësojnë për vrasje. E gjitha ka ndodhur nga frika, sepse isha shumë i frikësuar. Edhe njëher ju kërkoj shumë falje familjarëve”, tha Boban Iliq.