Ambasadori grek Kyriakos Amiridis i cili u gjet i djegur në makinën e tij në një lagje të rrezikshme në njërin prej qyteteve të Brazilit, dyshohet se është vrarë nga gruaja e tij.

Mediat shkruajnë se tashmë e dyshuara kryesore është gruaja e tij Francoise Amiridis, e cila ka bashkëpunuar me një oficer të policisë braziliane, me të cilin ka patur dhe një marrëdhënie jashtëmartesore.

Sergio Moreira është oficeri që shtohet në listën e të dyshuarve, pasi ambasadori kishte mësuar lidhjen e gruas me të.

Diplomati 59-vjeçar është parë për herë të fundit në makinën e tij në Janero, pasi foli në telefon me bashkëshorten, mbrëmjen e Krishtlindjes. /albeu.com/