Të akuzuarit për vrasjen e tre policëve në Haraçinë në vitin 2000 u liruan tërësisht nga akuzat.
Shkaku se gjykatësja, Lidija Zimbovska tha se nuk ka gjetur asnjë provë e cila, i lidh ata me vrasjen e tre policëve.
Kështu që, Emurlla Emurllai dhe Lirim Dinarica, po gëzojnë lirinë e plotë, ndërsa Bajram Muça gjendet në burg për një vepër tjetër penale.
Të liruarit nga akuza në kohën kur janë arrestuar kanë qenë në moshën prej 15 deri 19 vjeç dhe kanë qëndruar për të paktën nga dy vite burg.
Gjykatësja shpjegoi se akuza bie në ujë shkaku i mungesës së provave që i lidhin ata me vrasjen dhe se asnjë prej mjeteve me të cilat supozohet se është kryer vepra nuk janë paraqitur ose nxjerr në gjykatë. Në vitin 2000 në hyrje të Haraçinës u vranë policët Kirill Petrushevski, Aco Angellovski dhe Eroll Gotak./SHENJA/