Tre persona të cilët dyshohen si autor të vrasjes së 24 vjeçarit, Burim Idrizi, janë ndaluar nga policia. Këtë e konfirmoi sot ministri i brendshme Oliver Spasovski, duke shtuar se policia është duke punuar intenzivishtë në zbardhjen e plotë të rastit. Megjithatë në interes të hetimit nuk dha më tepër informata. Ndërkohë që mbrëmë policia ka gjetur veturën nga e cila është gjuajtur në drejtim të viktimës, bëhet fjalë për veturë të tipit Jugo. .

Janë ndaluar tre persona si të dyshuar në lidhje me vrasjen e djalit në Çair. Jemi duke punuar me SPB dhe prokurorinë . Është gjeture vetura, një Jugo nga e cila është kryer vrasje si dhe 20 gëzhoja dhe katër plumba , dy telefona celularë . Jemi duke biseduar me familjarët , shokët dhe të njohurit që kanë qenë në kontakt me të vrarin – tha Oliver Spasovski, Ministër i brendshëm.

Vrasja e mbrëmshme ka shqetësuar banorët e Çairit, të cilët ndjehen të rrezikuar për jetën e tyre dhe të fëmijëve të tyre. Ata kërkojnë nga autoritetet kompetente që të ndërmarrin masa dhe të shtojnë patrullat policore.

“ Unë nuk e dijë se çfarë është duke ndodhur me popullatën, unë këtu jetojë 40 vjet dhe nuk mund ti kuptojë këtë të rijë tash”.

“Duhet të angazhohen partitë politike që na përfaqësojnë me marr masa. Të sigurte nuk ndihem aspak” ..

“ Siguria është shumë e dobët, mbrëmë këtu është vrarë. Nuk e di, në ditët e sotme të lejohet që çdo kush të mbajë armë, kjo asnjëherë nuk ka ndodhure dhe vetëm urrejtje është ngjallur mes njerëzve dhe asgjë tjetër”.

“Siguri nuk kemi fare, nuk kemi siguri dhe frikohemi të dalim në mbrëmje me ecë në rrugë”.

Brenda pak muajve kanë ndodhur katër vrasje me armë zjarri, dy prej të cilave në Lagjen e Çairit. Ministria e Punëve të Brendshme thotë se është duke punuar për zbardhjen e vrasjeve që kanë ndodhur muaj më parë. Deri më tani është identifikuar vetëm vrasësi i Martin Janushevit, ndërsa punohet në zbardhjen e vrasjes në Struge dhe Çair.