Rreth orës 21:00 në Kumanovë është sulmuar një polic me shufra të hekurit është sulmuar nga persona të pa njohur. Ministria e Punëve të Brendshme ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim zyrtar, raporton Shenja.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen Sredorek të Kumanovës. Polici tanimë i ndjerë, ka qenë pjesë e ekipit që ka shkuar në lagjen Sredorek, kryesisht të banuar me romë, për të kryer detyrë. Aty ekipi policor është sulmuar nga banorët romë me mjete të forta dhe nga sulmi, një polic ka ngelur i vdekur.