Mundësia e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve në dhjetor është nëse VMRO-DPMNE dhe BDI do të dëshmojnë ndërgjegje të lartë dhe zbatojnë marrëveshjen politike për të cilën ranë dakord. NË një intervistë për Alsat, Oliver Spasovski nga LSDM-ja foli edhe për ndryshimet kadrovike që do ta bëjë partia e tij pasi ta merr në drejtim Ministrinë e Brendshme. Ai tha se përmes punësimeve aktuale, pushteti po politizon policinë. Intervistën e plotë me Spasovskin do të mund ta ndiqni në fund të edicionit të lajmeve.Alsat-M