Një persona është qëlluar me armë zjarri këtë pasdite në rrugën Xhon Kenedi në Çair, më saktësisht te stacionin e autobusit. Fillimisht u dëgjuan disa krisma nga armë “Kallashnikov”, më pas është gjetur i shtritë përtokë një person i pajetë i një personi mashkull rreth moshës 20-30 vjeç. Dëshmitarët okular thanë se sulmuesit kanë shtënë nga një veturë në lëvizje, veturë e tipit Yugo. Për fat të mirë nuk ka pasur viktima të tjera, pasi stacioni i autobusit ishte përplot me njerë që prisnin autobusin që kalon në këtë linjë. Motivet e vrasjes ende nuk dihen, ndërsa në vendin e ngjarjes arritën ekipet e policisë dhe ndihmës së shpejtë.