Aleksander Vucic ka thënë se vendi i tij është duke marrë të gjitha masat që Ismail Morina të ekstradohet në Serbi
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka reaguar në lidhje me çështjen e ekstradimit të Ismail Morinës i njohur si Ballisti, duke deklaruar se Serbia ka marrë të gjitha masat e duhura për ekstradimin e tij.
“Ne kemi bërë gjithçka që duhej. Nuk e di ku e shihni ju këtë ofensivë të ashpër. Mediat shkruajnë gjithçka. Ne tani kemi përvjetorin e dëbimit të serbëve nga Kroacia dhe shpresoj të kemi mirëkuptim në aspektin politik dhe pa ofendime, pavarësisht emocioneve. Sa i përket kryesve të veprave penale nuk kam çfarë të komentoj”, tha Vucic.

Ballisti quhet huligani shqiptare dhe konsiderohet fajtor për ndërprerjen e ndeshjes Serbi-Shqipëri.

Shtypi serb thotë se Morinën e pret burgu për shkak të veprës së nxitjes së urrejtjes fetare dhe urrejtjes mes kombeve. /