Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nuk i interesojnë protestat e banorëve të Drenicës e as vendimi i kryeministyrit Ramush Haradinaj i cili ia ndaloi Vuçiqit shkuarjen në Drenicë.

Vuçiq ka thënë se do të provojë të shkojë në Banjë përmes rrugëve dytësore.

Por nëse një gjë e tillë nuk arrihet, ai ka bërë të ditur se do të kthehet.

“Ndoshta nuk do të mund të vizitojmë enklavën serbe. Do të përpiqemi por do të jetë e vështirë të arrijmë atje. Nuk iu rekomandoj mediave serbe të lëvizin këtu. Do të përpiqemi, nëse nuk kemi sukses kthehemi”, tha Vuçiq, transmeton Insajderi.com