Qeveria e Serbise do të jetë një prej 2-3 donatorëve më të mëdhenj për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç tha në Tiranë, në konferencën e “MiniShengenit”, se të hënën Qeveria e vendit të tij do të akordojë një shumë të konsiderushme financiare për Shqipërinë.

Vucic foli edhe për nënshkrimin e një marrëveshjeje për emergjencat, e cila do të shërbejë që vendet të ndihmojnë më shpejt dhe më mirë njëra-tjetrën kur goditen nga fatkeqësi natyrore.