Kryeministri i tanishëm, por sipas të gjitha gjasave edhe i ardhshëm i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka mbajtur një konferencë për medie, në të cilën ka prezantuar rezultatet sipas llogaritjeve të tyre.

Sipas Vuçiqit, “Serbia Fiton”, ku bën pjesë edhe partia e tij, ka marrë 49.9% të votave dhe pret dekretimin e presidentit për formimin e qeverisë së re të Serbisë.

“Jam pak i lodhur, por shumë i lumtur dhe mirënjohës. Njerëzit e dinë që ne udhëhqim mirë qeverinë dhe mendojmë për të ardhmen e tyre”, ka thënë Vuçiq.

Ai më pas ka thënë se Serbia ka dëshmuar para vetes dhe botës së është e interesuar për demokraci.

“Faleminderit të gjithëve që kemi votuar sot dhe njerëzve që kanë punuar që këto zgjedhje të jenë transparente, gjithashtu edhe njerëzve të mi që zhvilluan një fushatë të mirë”, ka thënë Vuçiq.

Rezultatet e partive tjera, sipas Vuçiqit:

LISTA   numri i mandateve
Aleksandar Vučić – Srbia fiton
49.90% 145
Ivica Dačić – “SPS, JS – Dragan Marković Palma“
11.50% 33
Dr Vojislav Šešelj – Partia Radikale Serbe
7.80% 22
Za pravednu Srbiju – DS (Nova, DSHV, ZZS)
5.90% 17
Dosta je bilo – Saša Radulović
5.20% 15
Dveri – DSS – Sanda Rašković Ivić – Boško Obradović
5.10% 14
“Lidhja per serbi me te mire” – LDP, LSV, SDS
4.90% 0
Vajdasági Magyar Szövetség-Pásztor István
1.60% 4
Muamer Zukorlić – BDZ Sandžaka
0.00% 0
U inat – Složno za Srbiju – Narodni savez
0.00% 0
Zelena stranka
0.00% 0
SDA Sandžaka – Dr. Sulejman Ugljanin
0.00% 0
Za slobodnu Srbiju – Zavetnici – Milica Đurđević
0.00% 0
“Za preporod Srbije” – Prof. dr Slobodan Komazec
0.00% 0
Ruska stranka – Slobodan Nikolić
0.00% 0
Republikánus párt – Nikola Sandulović
0.00% 0
Srpsko ruski pokret – Slobodan Dimitrijević
0.00% 0
Borko Stefanović – Srbija pe te githe
0.00% 0
Dijalog –te rinjt me qendrim – Stanko Debeljaković
0.00% 0
Partija per Veprim Demokratik – Ardita Sinani
0.00% 0

Ndërsa për partitë e tjera ai tha se nuk kalojnë pragun, duke përfshirë edhe koalicionin Boris Tadiq, Çedomir Jovanoviq dhe Nenad Çanak, që njihen si më liberalë në Serbi.