Koalicioni PVD-UDSH është fituese e zgjedhjeve lokale në komunën e Bujanocit dhe se kjo parti me ndonjë nga partitë më të vogla serbe pritet të udhëheq këtë komunë gjatë katër viteve të ardhshme.

Sipas rezultateve gati nga numërimi i 100 për qind të votave, PVD-UDSH ka fituar 5840 vota, Partia Demokratike e Nagip Arifit, që deri tani ka udhëhequr me pushtetin lokal ka fituar 4570 vota, ndërsa në vendin e tretë radhitet Lëvizja për Progres Demokratik e Jonuz Musliut me 2072 vota. Ka mbetur zyrtarizimi i tyre nga Komisioni i Zgjedhjeve.

Kreu i deritanishëm i komunës së Bujanocit, Nagip Arifit ka humbur fronin e komunës dhe se në vend të tij pritet të rikthehet Shaip Kamberi, i cili më parë kishte udhëhequr për një mandat këtë komunë. (INA)