Gjatë një takimi me kandidatët e listës serbe në Beograd, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka prezantuar  një dokumenti nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë.

Ai ka thënë se ka në dorë mban listën e kandidatëve të subjekteve politike.

“Unë këtu kam sjellë ‘Lista e kandidateve te subjekteve politike’ [e lexoi në shqip]… Seferi , a e thashë  mirë?”, dëgjohet Vucic të pyes gazetarin shqiptar Idro Seferi, korrespondent në Beograd.

“A e sheh?! Nëse ti mundesh të flasësh në serbisht, mund edhe unë diçka të mësoj. Por nuk jam aq i talentuar si Nenad Rashiq apo Rada Trajkoviç”, tha presidenti serb, duke shkaktuar edhe të qeshura mes të pranishmëve.