Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në veri.

Ai në një konferencë për media ka thënë se serbët në Kosovë po i pret një natë e vështirë.

“Një natë e vështirë na pret, kemi garanci nga KFOR-i se nuk do të ketë veprime të dhunshme. Shpresoj të kemi garanci nga KFOR-i, nga Evropa, se nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve.

Shpresojmë që kështu do të shkojë. Ne vazhdojmë të flasim me ta, kjo është puna jonë. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin ”, tha Vuçiq.

“Sot për mua është sigurisht dita më e vështirë që kur kam qenë president apo kryeministër i Serbisë, ndoshta nata më e vështirë më pret”.