Rreth 500 mijë italianë jetojnë buzë super-vullkanit, i cili ka dhënë së fundi shenja aktiviteti.

I quajtur “Campi Flegrei”, vullkani ka një krater prej 12 km të gjerë ka qenë aktiv rreth 500 vite më parë.

Ekspertët besojnë se vullkani mund të shpërthejë sërish, i cili mund të derdhë një llavë prej 240 kubik-milje. “Campi Flegrei” që do të thotë “Fusha e Djegur” (në italishte) shtrihet në perëndim të Napolit.

Vullkani ka 24 kratere dhe besohet se është formuar 39 mijë vjet më parë, ndërsa shpërthimin më të madh e ka pasur rreth 15 mijë vjet më parë. Shpërthimet ishin aq të mëdha saqë shkaktuan ndryshimin e temperaturave në tokë.

Në një tjetër shpërthim rreth 2000 vjet më parë, u zhdukën disa vendbanime romake, përfshirë Pompein.

Në vitin 1538, ka pasur një shpërthim më të vogël, por gjithsesi shkatërrues. Gjatë 8 ditëve shpërthim, u krijua mali Monte Nuovo, ndërsa zhduku një popullsi të tërë.

Në 10 vite e fundit, sipas ekspertëve gazrat janë gjithnjë në rritje në sipërfaqen e kraterit, çka ka shtuar nivelin e alarmit dhe është vënë nën monitorim. Vullkani po kalon një fazë që ekspertët e quajnë “ekzaltim”.

Gazrat që shkaktojnë rritje të presionit ndodhi potencialisht para shpërthimeve. Një sasi e madhe peshqish nga ngordhur në liqenin prapë si pasojë e shtimit të sasisë së squfurit.

/Ora News/