Werder Bremeni ka dhënë lajmin e gëzueshëm për tifozët rreth Milot Rashicës. Klubi gjerman konfirmuar se ylli i Kosovës është i gatshëm për lojë, për ndeshjen që zhvillohet sonte mbrëma në kuadër të Bundesligës.

Futbollisti 23-vjeçar është i gatshëm për të ndihmuar Werder Bremenin në ndeshjen shumë të rëndësishme kundër Eintracht Frankurt, që luhet sonte me fillim nga ora 20:45.

Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka dhënë disa lajme të mira rreth ekipit ku ka konfirmuar se edhe ylli i Kosovës është i gatshëm për t’u paraqitur për ndeshjen e radhës.