WhatsApp që prej ditës së djeshme ka bërë një ndryshim radikal në aplikacion.

Për herë të parë platforma që deri më dje shërbente vetëm për mesazhe, do të përfshijë foto dhe video të ngjashme me ato në rrjet e tjera sociale si Facebook, Instagram apo SnapChat.

 

Por çfarë ka ndodhur konkretisht?

Në pjesë e poshtme të WhatsApp krahas opsioneve të cilësimeve, chatit, kamerës dhe thirrjeve, do të shihni edhe një opsion nën emrin “status”.

Pjesa tjetër është e thjeshtë për tu kuptuar pasi funksionon pothuajse njësoj me InstaStory dhe SnapChat.

Ju mund të postoni foto dhe video te cilat do të qëndrojnë pë rvetëm 24 orë. Ashtu si edhe në Instagram apo Snapchat, ju mund të shihni se kush e ka parë foton apo videon që keni postuar nga kontaktet tuaja, madje edhe orën kur ata e kanë parë.

Ju mund të publikoni edhe foto të shkrepura më parë. Por si duket shumë përdorues nuk janë fare të kënaqur me mënyrën e re sesi ky aplikacion funksionon.

Të shumta kanë qenë reagimet që shprehin zemërim dhe pakënaqësi për përditësimin e ri të WhatsApp.