Xeni del pozitiv me Covid-19

Këngëtari i mirënjohur, Shkelzen Jetishi – Xeni, e ka konfirmuar se ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

I njëjti ka treguar se është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se është në vetizolim.

“Jam në gjendje të mirë shëndetësore, por vetë erërat nuk po i ndjejë. Momentalisht ndodhem në vet-izolim. Kam kryer testin për shkak se kam pasur simptoma, mirëpo asgjë serioze”, ka konfirmuar Xeni për Express.