Kryetari i Kuvendit ka firmosur Ligjin për gjuhët. Ligji me firmën e Xhaferit dërgohet në Gazetën Zyrtare dhe  pas shpalljes në Gazetën Zyrtare menjëherë hyn në fuqi.

Informacionin e kanë konfirmuar për Alsat nga Gazeta Zyrtare dhe nga Kuvendi. Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot në orët e pasdites ka dërguar Ligjin në Gazetën Zyrtare. Para pak minutave Xhaferi këtë e ka konfirmuar edhe në profilin e tij në Facebook.