Unë u informova nga kolegët për vrasjen pesëfisht në Liqenin e Smilkovës, në të njëjtën mbrëmje, por nuk mbaj mend sa ishte ora.

Musa Xhaferi, asokohe zv / kryeministër, kështu e filloi dëshminë e tij për çështjen “Mon stra”.

Prokurori Gavril Bubevski e pyeti nëse kishte komunikuar me Sasho Mijallkovin, drejtorin e atëhershëm të UBK-së, për vrasjen.
“Po ka mundësi të kisha komunikuar me të. Kam pasur një bisedë të tillë për të marrë informacione rreth ngjarjes, e cila ishte shumë e ndjeshme dhe isha në dijeni të funksionit që Mijallkov ushtronte në atë kohë” , tha Xhaferi në dëshminë e tij sot në gjykatë. /fol.mk