Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi thotë se është i kënaqur nga puna e Kuvendit dhe bashkëpunimi me shumicën dhe VMRO-DPMNE-në. Ai paralajmëron ndryshime në punën e tij. I hedh poshtë spekulimet për kalkulime eventuale të ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Në intervistën për REL, Xhaferi thotë se ligji i gjuhëve në votimin e parë është sjell në procedurë të rregullt.
“Duke pasur parash se presidenti i shtetit ka të drëejtë të vetos pas votimit të parë, presidenti vendosi të kthejë ligjin apo të mos e nënshkruajë. Me Kushtetutë është e rregulluar që Kuvendi, nëse përsëri e sjell ligjin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve, atëherë presidenti detyrohet të nënshkruajë, por kjo nuk ndodhi”, ka thënë Xhaferi, transmeton Medial.mk.
Deri ku është procedura me ligjin?
“Duke pasur parasysh se nuk ka afate lidhur me publikimin e ligjit, konsideroj se kur të vlerësojë se duhet të dërgohet në ‘Gazetën zyrtare’ ai do të publikohet dhe më pas institucionet tjera të deklarohen lidhur me tekstin e ligjit”, ka thënë Xhaferi