Nga të gjitha vendet e Evropës, Maqedonia është në tre të parat, menjëherë pas Turqisë dhe Greqisë, me përqindjen më të ulët të foshnjave të lindura në bashkësi jashtë-martesore, raporton deca.mk.
Analizat e situatës në Maqedoni tregojnë se në vitin 2016 kanë lindur gjithsej 23.199 fëmijë.
“Nga numri i përgjithshëm, 2,761 fëmijë, ose 12% janë të jashtë martese” – thotë Enti Shtetëror i Statistikave.
Pra, 88 për qind e foshnjave kanë lindur në bashkësi martesore. Nëna ishte në një moshë mesatare prej 28.9 vjetësh (dhe 27.2 vjet në lindjen e parë). Viti i lindjes i nënës, që shfaqet si më shpesh, është 1987.
Krahasuar me Maqedoninë, Turqia dhe Greqia kanë një përqindje më të lartë të foshnjave të lindura në bashkësinë martesore. Në fqinjën tonë, 90.6 foshnje kanë lindur në martesë.
Nga anëtarët e BE, Franca udhëheq listën e fëmijëve të lindur jashtë martese, ku gjashtë nga dhjetë foshnjat lindin jashtë martese, ose 59.7 për qind.
Është interesante, pas Francës, përqindja më e lartë është te dy vende ballkanike – Bullgari dhe Slloveni. Në të dy vendet për qind e fëmijëve të lindur jashtë martese është 58.6 për qind. Përqindja e lartë është shfaqur edhe në Estoni (51.6%), Suedi (54.9%), Danimarkë (54%), Portugali (52.8%) dhe Holandë (50.4%).
Jashtë BE-së, Islanda, ndërkohë, udhëheq listën e foshnjave të lindura jashtë martese, pak më poshtë se 70 për qind.