Kur punët do nisin përpara, ata nuk kthehen prapa. Kushdo që të mendojë diçka të tillë, është në makineri propagandistike, kjo nuk është në interes. Ashtu edhe në politikë, hapat asnjëherë nuk shkojnë prapa, ka thënë pretendenti për kryetar të Parlamentit nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi në intervistën për Makfaks, duke u përgjigur në pyetjen nëse BDI mund të ripërtërijë bisedimet me ish partnerin e koalicionit.

“VMRO-DPMNE tani nuk ka shumicë, nuk arriti marrëveshje me BDI-në dhe këtu asgjë nuk shoh të paqartë. Jo vetëm nga BDI, por edhe e shumicës parlamentare është plani përmes kornizës institucionale dhe në mënyrë demokratike të respektohet vullneti i qytetarëve pas zgjedhjeve. Këto zgjedhje ishin pranuar nga gjitha partitë. Tendenca se dikush ka marrë më shumë mandate se pala tjetër, nuk është alibi për bllokimin e Kuvendit”, ka theksuar deputeti Xhaferi.