Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov duke folur në lidhje me sulmin e raketave amerikane në Siri ka përmendur operacionet e mëparshme të Uashingtonit.
 

Lavrov ka kujtuar sulmin ndaj Republikës Federale të Jugosllavisë i cili sipas tij është kryer pa pëlqimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“Kur është fjala për Sirinë kemi biseduar në lidhje me faktet historike dhe Rex tha se atëherë ai ishte i ri në administratën amerikane dhe nuk dëshiron të merret me të kaluarën. Megjithatë nëse ne nuk mësojmë nga historia nuk do ta dimë të ardhmen”, ka thënë Lavrov në një konferencë të përbashkët për shtyp me sekretarin amerikan Rex Tillerson.

Në lidhje me këtë, diplomati rus ka përmendur ish-presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq me të cilin lufta e NATO-s filloi në qendër të Evropës.

“NATO bombardoi transmetuesit në Avala e cila ishte krim lufte sipas të gjitha interpretimeve të Konventës së Gjenevës, bombarduan pjesët rezidenciale të qytetit, shënjestër ishte edhe Ambasada e Kinës, urat dhe trenat”, ka thënë Lavrov.

Ai mori shembull edhe vdekjen e ish-liderit irakian, Sadam Huseinit dhe vrasjen e udhëheqësit libian, Muamar Gadaf.