Kryeparlamentari i Parlamentit Talat Xhaferi, dita e sodit të manifestohet me atmosferë të qetë si kaloi edhe atmosfera e zgjedhjeve të parafundit, transmeton Zhurnal.

Kryeparlamentari i Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi theksoi se edhe në këto zgjedhje duhet të kalojnë pa incidente sikur zgjedhjet e parafundit në Dhjetor, dhe dita e sodit të jetë festë.

Gjithashtu si kaloi kampanja zgjedhore e zgjedhjeve të fundit, dëshiroj që edhe dita e sodit të kalon me atmosferë të qetë, sikurse është edhe tani.

Edhe kjo ditë si edhe gjithëherë kur janë zgjedhjet të jetë festë për Republikën e Maqedonisë.

Kjo le të jetë ditë që qytetarët ta dijnë se janë të lirë për të zgjedhur dhe për ta bërë zgjedhjen më të duhur sipas tyre dhe kjo të jetë praktikë e përhershme në shtetin tonë dhe të mos na ndodhin ndodhi sikur më herët.

Dua të përcjell urime deri tek të gjithë qytetarët, kandidatët për kryetarë komunash dhe për këshilltarë komunal. Urime edhe atyre që do të zgjedhen, theksoi Xhaferi gjatë votimit të tij në Forinë.