”Ka pasur përpjekje për tu prishur procesi zgjedhor, blerja e votave, parregullsi në disa vendvotime dhe përpjekje për të bërë incidente të partisë politike që e di se ajo do të humbë zgjedhjet, por reagimi i organeve të rendit deri më tani ka treguar se nuk do të dëmtohet procesi zgjedhor”, ka theksuar në konferencë për shtyp Faton Fazliu, zëdhënës i shtabit Qendror të Lëvizjes Besa, përcjell Fol.

Fazliu ka theksuar se kanë informacione të sakta mbi përpjekjet e ndryshme kriminale të një grupi dhe një bande të njërës parti, e cili është e njohur për këtë lloj qasje, por këtë herë, ai potencoi, janë sfiduar me rezistencën e popullit, ku pozitivisht i është përgjigjur me dalje në zgjedhje, ka theksuar Fazliu. /Fol/