“Vendimet merren ad hoc, merren vendime kur ka përplasje brenda klaneve. Shpesh ndodh që kandidatët dalin në momentin e fundit, duke mos e ditur as vet kandidati se do të jetë kandidatë për kryetar komune ose deputetë”. Kështu është shprehur njohësi i rrethanave politike, Xhelal Neziri në emisionin “Agora”- Lajm TV, në lidhje me vonesën e kandidaturëve dhe mosseriozitetin e partive politike ndaj qytetarëve, duke spikatur më shumë interesin partiak apo klanor sesa atë qytetar.