Duke folur për miratimin e ligjit të gjuhëve, deputeti i BDI-së Xhevat Ademi në emisionin Rruga Drejt në Alsat-m ka thënë se mes dy subjekteve të koalicionit qeveritar LSDM e BDI nuk ka aspak dilemë rreth sjelljes së ligjit për përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe.

“Aq më tepër nuk ka hapësirë për kurgarë ndryshime qofshin ato edhe kozmetike, shumica parlamentare do të votojë në lexim të tretë ligjin ashtu siç është votuar në leximin e parë, ashtu siç është votuar në leximin e dytë. Zaten ky është një prej shtyllave të koalicionit politik. sepse Qeveria e Maqedonisë është Qeveri koalicioni nuk është qeveri politike dhe ligji për përdorimin e gjuhës shqipe apo ligji i gjuhëve siç quhet saktësisht është pjesë e as