Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi është shprehur optimist se partnerët e koalicionit do të pajtohen për një kandidat të përbashkët.

“LSDM-ja nuk ka përcakuar kandidaturë. Ata i ndjekin procedurat e veta partiake ashtu siç i ndjek BDI-ja. Ashtu siç BDI është larg nga emri i kandidatit për president, ashtu edhe LSDM-ja është larg nga kandidatura. Unë shpreh një mendim personal, kam informacion, bindje dhe shpresë se shumica parlamentare në emër të filozofisë së re që po ndërtohet në Maqedoni, në zgjedhjet e paralajmëruara presidenciale, të bëj çmos që të dalë me kandidat të dakordësuar”,theksoi Xhevat Ademi, deputet i BDI-së, njofton Alsat-M.