Elmi Aziri, nënkryetar i ASH-së në emisionin “Rruga drejt” fajësoi koalicioni qeverisëse të mëparshëm atë me VMRO-së dhe BDI-së, duke e akuzuar këtë kolaicion se ka vonuar integrimet me të paktën 10 vjet.

Anëtarësimi i vendit në NATO paraqet një mrekulli që i ka ndodhur Maqedonisë së Veriut, por sidomos për shqiptarët janë gjithmonë pro evropian. Tre Kategori njerëzish i takojnë meritat për anëtarësimin e vendit në NATO. Në vend të parë do të vendosja qytetarët e Republikës së Maqedonisë. Në vend të dytë të gjithë deputetët e Kuvendit të Maqedonisë që votuan ndryshimet kushtetuese. Merita e tretë i takon kryeministrit Zoran Zaev që me këmbngulje donte të arrinte një marrëveshje me Greqinë për t’i hapur rrugën vendit për në NATO. Por duhet të flasim edhe për dështimet. Sepse si rezultat i dështimeve të regjimit të kaluar, të kolaicionit VMRO-BDI, integrimi për në NATO është vonuar minimalisht për 10 vjet. Kemi pasur një qeveri që ishte mbyllur në pozicionet e saja- deklaroi Elmi Aziri – nënkryetar i ASH-së.