Xhezair Shaqiri, ish Komandant Hoxha, reagon dhe thotë se nuk ka asnjë arsye deri më tani që ta kritikoje liderin e LR PDSH-së, Ziadin Sela.

Përndryshe, Shaqiri kohët e fundit ka bërë komente tepër të ashpra ndaj Lëvizjes Besa e në llogari të LR PDSH-së.

“Artikulli është marr pjesërisht në mënyrë intrigante. Lexojeni mirë shkrimin e plotë dhe do ta kuptoni më mirë vetveten dhe partitë të cilat i votoni dhe çfarë dëmi po na sjellin liderët. Deri në momente nuk kam asnjë arsye që ta kritikoj Selën”, shkroi Xhezair Shaqiri në llogarinë e tij në Facebook./Tetovasot