Kryetari i Gjykatës Penale Ivan Xholev në brifingun e sotëm me gazetarët tha se ende nuk ka ftesë zyrtare, por nëse merr do të jetë pjesë e trupit të ri për ndjekjen e reformave në gjyqësi, me të cilin do të kryesojë kryeministri Zoran Zaev.

“Zyrtarisht nuk kam ftesë, e se do të jem anëtar sipas funksionit në këtë trup kuptova nga mediat. Nëse marr ftesë do të jem pjesë e këtij trupi”, deklaroi Xholev.

Kryeministri Zoran Zaev, në seancën e 48-të qeveritare, paralajmëroi se deri në fund të muajit do të formohet Këshill për ndjekjen e implementimit të Strategjisë në gjyqësi për periudhën nga viti 2017 deri në 2022.

Nga pres shërbimi qeveritar, më 9 janar informuan, se me këtë trup do të kryesojë kryeministri Zaev dhe se ai në seancë publikisht u është falënderuar për punën e krye me sukses të anëtarëve të Këshillit për reforma në gjyqësi, i cili punon në suaza të Ministrisë së Drejtësisë, dhe në të cilin në mënyrë aktive kanë punuar në përpunimin e strategjisë si obligim të paraparë në pjesët 3 dhe 6 nga plani 3-6-9. /Fol/