Yahoo zyrtarisht ka lançuar aplikacionin mobil të produktit Pyetje & Përgjigje i njohur ndryshe si Q&A. Tashmë i quajtur Yahoo Answers, aplikacioni është i disponueshëm në iOS dhe Android por vetëm në SHBA.

Yahoo Answers është lançuar në 2005 dhe që atëherë ka qenë destinacioni i shumë përdoruesve që kërkoni përgjigje pavarësisht rritjes së rrjeteve si Reddit, Quora dhe Jelly. Sot ky shërbim ka 300 milion përdorues aktivë.

Natyrisht nuk gjendet në lartësinë e Quora për nga cilësia e përgjigjeve saqë në 2009-tën, uebsajti mëmë PCWorld publikoi një artikull me titull “20 pyetjet më idiote në Yahoo Answers” si: Pse mausi im nuk funksionon kur e ngre nga tavolina?.

Një prej veçorive më të spikatura të aplikacionit është mundësia për të kontaktuar me njerëz të kualifikuar të cilët janë përgjigje të kualifikuara. Përgjigjet mund të dërgohen të pasuruara me lidhje dhe imazhe. (PCWorld Albanian)