Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se dalja nga kriza politike duhet të kërkohet në rrugë dhe nëpërmjet protestave.
Ymeri ka thënë se sot është dëshmuar se kjo Qeveri nuk po e merr parasysh kërkesën e opozitës për zgjedhje të reja dhe pas kësaj zgjidhja e vetme mbetet rruga e protestës, raporton “lajmi.net”. Shkaktarët e krizës janë Mustafa e Thaçi dhe Qeveria nuk duhet të shpresojë se do të ketë marrëveshje, e cila do t’i mbajë ata në pushtet”, ka thënë ai.
Ymeri ka vlerësuar se takimet e tilla te presidentja Jahjaga  janë të dëmshme dhe se nuk mund të ketë zgjidhje me dyer të mbyllura.
Sa i përket pjesëmarrjes së Ramush Haradinajt në takimin e thirrur nga presidentja Jahjaga, Ymeri ka thënë se ata do të bashkëpunojnë deri në rrëzimin e kësaj Qeverie. 
Visar Ymeri nuk i është përgjigjur ftesës se presidentes Jahjaga për takim me liderët partiakë.