Para disa ditëve Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Z.Talat Xhaferi e vizitoi kryeqytetin e Ukrainës Kievin. Ky shkoi atje për t’ia përcjellur porositë e mbështetjes së parezervë të kreut shtetëror të RMV-së për luftën që po e bën populli i Ukrainës në përpjekjet për ti kthyer mbrapa lirinë, sovranitetin dhe pavarsinë e shtetit të rrezikuara dhe të sulmuara nga forcat ushtarake dhe paraushtarake të Rusisë.Të mos ketë keqkuptime nuk janë kontestuese as vizita e as porositë e mbështetjes së parezervë që ua ka përcjellur Z Xhaferi në Kiev kreut shtetëror dhe popullit të Ukrainës meqë ai është përfaqsues më i lartë shtetëror dhe i njëjti ka obligime shtetërore, por edhe ne si shtet RMV jemi pjesë e koalicionit properendimor të mobilizuar kundër agresionit të pakuptimtë dhe të papranurshëm të Rusisë në Ukrainë. Por në rastin konkret kontestuese është praktika e mos dhënies së mbështetjes nga ana e Z Xhaferi të kërkesave për mbështetje nga një pjesë të popullit shqiptar që jeton këtu në RMV ku bëj pjesë edhe vetë unë personalisht. Në fakt unë në adresë të Kryetarit të Kuvendit të RMV-së në vitin 2017 pata dërguar kërkesë për përkrahje personale e pse jo edhe për përkrahje institucionale nga ana e Kryetarit të atëhershëm të Kuvendit që në rastin konkret ishte vet Z.Talat Xhaferi, e ajo ishte që unë të mund të angazhohem në Kabinetin e tij si Këshilltar për qështje Juridike ose politike, por e njëjta kërkesë rezultoi e kotë sepse Kryeparlamentarit as që ju bë vonë që ta refuzojë dhe i njëjti atëkohë skajshmërisht e injoroi atë kërkesë timen për mbështetje.Pra ky thjeshtë e anashkaloi në heshtje të njëjtën sikur të mos i ishte adresuar fare atij apo sikurse të mos egzistoja fare unë si individ këtu në këtë shtet. Dhe për cudi i njëjti para disa javëve shkon në Ukrainë dhe ai jo vetëm kreut shtetëror por edhe popullit ukrainas atje i përcjell porosi me plot përkrahje e mbështetje. Dhe me kētë rast Kryeparlamentarin e pyes publikisht I nderuar pse në vitin 2017 e shmange plotësisht përkrahjen për mua ndërsa në vitin 2022 ke shkuar në Kiev dhe i ke përcjellur porosi plot përkrahje dhe mbështetje Ukrainës dhe popullit të saj. Veni re mbështetja ndaj kërkesës time personale për të më pranuar në Kabinetin e tij si Këshilltarë për qështje juridike apo dhe politike nuk do të kishte dhe nuk ka kosto të shtrenjtë e asnjëfar pasoje negative as për sigurine e as për lirinë e shtetit RVM-së por kjo gjë nuk do të kishte e nuk ka kurrfar pasojash negative as për Kryeparlamentarin Z.Xhaferi.Ndërsa mbështetja ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës mund të këtë pasoja edhe për RMV-në por edhe për të gjithë ne qytetarët që jetojmë në këtë shtet si dhe për vetë Z.Xhaferi. Kjo duke u bazuar në kërcnimet e Rusisë se kush e mbështetë Ukrainën apo dhe kush tenton të ndërhyjë në konfliktin e ndezur prej saj atje do të shpallet armik dhe i njëjti do të jet cak I ligjshëm i sulmit nga ana e Rusisë. Pra po ta pranonte Z.Xhaferi kërkesën për angazhimin tim në Kabinetin e tij në cilësinë e këshilltarit nuk do të rrezikoheshte as siguria e as stabiliteti I shtetit tonë, përkundrazi këto do të përforcoheshin edhe më shumë me këshillat e mia juridike dhe politike që do t’ia ofroja vetë Kryetarit të Kuvendit të Republikës Z.Talat Xhaferi. I nderuari Z. Kryeparlamentar do të ishte mirë që paraprakisht atë gatishmërinë e mbështetjes ta kishe dëshmuar ndaj pjestarëve të kombit shqiptarë pa përjashtuar asnjërin prej mbështetjes dhe nëse i bëni këto gjëra pastaj japni mbështetje kujt të doni nëpër botë.

Shkruan:Ejup Berisha