Partnerë të ri të Qeverisë do të jenë BESA e Afrim Gashit, PDSH-ja dhe Lidhja e Romëve e Amdi Bajramit.

Kemi arritur marrëveshje me BESËN e deputetit Afrim Gashi, me PDSH-në dhe me Lidhjen e Romëve të Amdi Bajramit, i cili vepronte i ndarë në muajt e kaluar, deklaroi kryeministri Zoran Zaev pas seancës së sotshme për rastin “Ryshfeti”.

Zaev shtoi se Amdi Bajram nuk do të merrë poste ministrore, por pozicione të tjera, ndërsa tha gjithashtu se vazhdojnë bisedimet me partitë e tjera, por nuk potencoi emrat dhe për këtë tha se duhet që të vendosin organet partiake.