Kryeministri Zoran Zaev, në fjalimin e tij në tribunën “Për herë të parë” në Strumicë, tha se disa premtime nuk janë realizuar deri në fund, duke shtuar se nuk janë qeveri perfekte dhe ka disa funksionarë që janë të pafytyrë.

Ai tha se në vitet e ardhshme do të ketë rritje të pagave për disa profesione në sektorin publik, ndërsa shtoi se në buxhetin e shtetit çdo herë ka mjete për t’i mbuluar të gjitha harxhimet, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Patriot i vërtetë është ai që e respekton historinë e tij, e vlerëson dhe e ruan, por e përdor edhe për të ardhmen. Pasi nuk ka asgjë më të rëndësishme se ardhmëria e fëmijëve tanë”, tha Zaev.

Ai tha se pret që “gabimi i Këshillit të BE-së” të përmirësohet sa më parë, duke shtuar se me këtë janë gëzuar vetëm Hristijan Mickoski dhe Nikolla Gruevski.