Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencë për shtyp tha se partia e tij e ka përgjegjësinë për të krijuar institucione aktive ku do të funksionoj tërë shtet, duhet kuvendi të funksionojë por edhe qeveria.

“Duhet ta shpëtojmë shtetin dhe popullin nga përkeqësimi i krizës. Pas kuvend dhe qeveri teknike këtë nuk do të mund ta bëjmë. Ne, unë dhe LSDM, po ndërmarrim hapa për të lehtësuar gjithë qytetarët që menjëherë të përfundoj kjo lojë e nervash nga e cila më tepër humbin qytetarët. Edhe këtë herë LSDM tregon madhështinë e saj, kuptimin dhe përgjegjësinë. Për të mos vuajtur populli dhe të mundësohet Mikoskit dhe VMRO-së në vepër ta tregojnë përgjegjësinë e tyre e rrumbullaksojmë 15 korrikun si datë ku do të merr pjesë opozita. E informoj opinionin se sot përsëri kam biseduar me Mickoskin dhe ai më konfirmoi se është i gatshëm të merr pjesë në zgjedhje më 15 korrik”, tha Zaev.

Zaev tha se 15 korriku është ditë e mërkurë. Zgjedhjet pritet që të zgjasin deri në orën 21.00.

Sipas tij do të kërkohet zgjedhje e jashtëzakonshme për shkak të zgjedhjeve.