Pushteti korruptiv mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së e solli shtetin në një katandisje me raste të montuara politike, borxhe marramendëse, likuidime dhe investime joproduktive brenda një decade qeverisje.

Shteti u kap nga BDI dhe VMRO, dhe si pasojë e kësaj kapjeje u dësht të vinte ndryshimi. Mirëpo, ndryshimi nuk erdhi aq lehtë, por erdhi me gjakun e Ziadin Selës, duke rezistuar ndaj regjimit të Gruevskit, kur paraparakisht presioni I Selës ndaj Ahmetit për të mos koalicionuar me Gruevskin e bëri ndryshimin më të madh. Ndërkohë, edhe ndikimi i të huajve bëri që Ali Ahmeti pasi i dha besën Gruevskit për koalicionim u prish edhe me ndihmën e telefonatës brenda një nate.

Ndonëse, Ziadin Sela është figura popullare që nuk la kriza të përçajë shqiptarët dhe maqedonasit, ai u përgjak për të rrëzuar regjimin dhe ndasitë që i instaloi Ahmeti dhe Gruevski të mos mundeshin të jetësoheshin në praktikë.

Zaev harroi gjakun e Selës për rrëzimin e Gruevskit dhe shkoi më larg duke e tradhëtuar atë, pasi frikën ai ia ndien për kot Selës, ku përmes Ali Ahmetit mendon se mund ta heq nga skena politike. Zaev harron se Sela sa është kyçur në politikë, ndërsa Ahmeti është në shtrydhje pranë konsumimit total. Kjo harresë e Zaevit që ia ngul thikën pas shpine Selës me siguri se kjo gjendje e kuridusr do të ketë kosto të lartë./fol.mk/