Për sa kohë që kemi shumicë në parlament, pa marrë parasysh sa e vogël është, zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë -ka thënë kryeministri Zoran Zaev,përcjell Fol.

– Shumicë të paktë kishte që në formimin e qeverisë, por kjo është demokracia.Ajo që është e rëndësishme është se unë, si kryeministër, nuk planifikoj të bëj zgjedhje në 2018, por të arrijë realizimin e premtimeve ndaj qytetarëve për një jetë më të mirë.Ne kemi nevojë që t’i sjellë parametrat ekonomikë në një nivel më të lartë dhe të përmirësojmë jetën e qytetarëve që e presin atë. Deri në zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, të gjithë sëbashku qeveria dhe opozita, duhet ti kushtojmë rëndësi dhe të punojmë për qytetarët, “tha Zaev./fol.mk