Gjatë fjalimit të tij në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp ku parashtroi edhe programin qeverisës, Zoran Zaev theksoi që qytetarët e Maqedonisë meritojnë standard më të mirë jetësor, dhe se që në gjashtë mujorin e parë do të inicohen masa për rritjen e rrogave.

Sa u përket tatimeve dhe të dhënave të tjera ndaj shtetit, Zaev tha që do të bëhet kujdes që qytetarët të paguajnë sipas të ardhurave të tyre.

“Do të jemi qeveri që do të dëgjojmë zërin e deputetëve në Parlament”, tha mes tjerash Zaev, duke premtuar që qeveria dhe institucionet e shtetit do të vihen në shërbim të qytetarëve.

Zaev konfirmon se ka në plan që të ligjëroi edhe përdorimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet e Maqedonisë duke iu përmbajtur marrëveshjes së bërë më parë në BDI-në.

Qeveria e re ka paraparë ligjin për përdorimin e gjuhëve. Ligji do të mundëson që qytetarët shqiptarë të komunikojnë me institucionet e shtetit në gjuhën e tyre”., – tha Zaev.