“Messenger Day” është veçoria më e re që kompania Facebook e ka lançuar të enjten për gjithë përdoruesit e Messengerit në iOS dhe Android.

Ky aplikacion do të jetë i aksesueshëm për gjithë tregun global për pak kohë.

Përdoruesit e aplikacionit mund të realizojnë video dhe të shkrepin fotografi përmes kamerës së brendshme të Messengerit dhe të shtojnë filtra, tekste e vizatime mbi to.

Njerëzit mund të shtojnë më pas këtë postim në “Day” (Ditën e tyre) apo ta përshijnë në një bisedë me miqtë.

Të gjitha postimet fshihen pas 24 orësh, që tregon idenë e kopjuar nga Snapchati.
Veçori e ngjashme është publikuar edhe në Instagram me “Stories” dhe WhatsApp.