Kryeministri Zoran Zaev e postuar një foto në rrjetet sociale ku shihet duke udhëtuar me avion bashkë me shefen e politikës së jashtme të BE-së, Federika Mogerini. Zaev ishte sot në Strasburg ku ka marrë pjesë sot në seancën e Parlamentit Evropian.

Ndërkohë, Mogerini sot pasdite ka planifikuar që të vizitojë Shkupin, ku veçohet fakti se do t’u drejtohet gazetarëve në Çarshinë e Madhe.

“Mikesha jonë Federika do të mbështesë edhe një herë të gjithë qytetarët për udhëtimin tonë të përbashkët drejt familjes evropiane”, ka shkruar Zaev.