Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev nuk ka pasur retorik diplomatike, por tha shkrut dhe qartë “Nuk do të mar pjesë në punën e parlamentit për shkak të tradhtisë që e ka bërë VMRO-DPMNE dhe BDI të cilët sot propozuan amandamente të cilët mundësojnë që kriminelët e VMRO-DPMNE-së të shpëtojnë”.

Sipas tij bëhet fjalë për ndryshimin të ligjit për falje të cilët ndryshime u propozuan ekskluzivisht vetëm nga VMRO dhe BDI, dhe këto propozime nuk u mbështetën nga partia LSDM.

Për shkak të këtij vendimi të njëanshëm, Zaev në pres konferencën e sotme për shtyp theksoi se LSDM nuk do të marr pjesë në punën e parlamentit, për shkak se ndryshimet e reja mundësojnë që shumë kriminel të VMRO-DPMNE-së të shpëtojnë. “”Fjala është fjalë. Them se zgjedhje nuk ka dhe nuk do ketë. Për të fshehur turpin, dje sjellën një vendim të turpshëm, pa pajtimin e opozitës. Sot deputetët e LSDM-së nuk do të marrin pjesë në seancën e sotme. Ata duan të shpëtojnë kriminelët me këto vendime. Falja e Ivanov duhet të hiqet, tërësisht. Duhet të jetë e qartë, ata nuk do të shpëtojnë. Do të ketë zgjedhje të parakohshme, fer dhe demokratike. Fjala është fjalë” tha Zoran Zaev, shkruan Zhurnal.  Ai është kategorik, se ligji për falje duhet të shfuqizohet në tërësi dhe asessi të ketë falje ndarase.

Zaev tha se do të angazhohet deri në fund që në Maqedoni të organitzohen zgjedhje të parakohëshme të cilët do të jenë të besueshme dhe të rregullta.

Ai thotë se ligji duhet të vlenë për të gjithë, prej qytetarit të parë deri tek i fundit, ndërsa Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngusht duhet të japin llogari për të gjitha krimet që i kanë bërë. Zaev madje foli edhe për kthimin e mundshëm të Gruevskit në postin e kryeministrit të shtetit. “Gjithçka është e mundur, ai mund të kthehet në kolltukun e postit të kryeministrit”, deklaroi mes tjerash Zaev.

Ndërkoh sipas liderit të opozitës Zaev, largimi i ministrave të LSDM-së nga Qeveria është bërë në mënyrë të njëanshme dhe pa pajtimin e opozitës. Zaev tha se përfundimisht Gruevski e humbi betejën dhe më 5 qershor nuk ka zgjedhje. /zhurnal